Dy zjarre aktive në RMV, një është nën kontroll
Dy zjarre aktive në RMV, një është nën kontroll
Gjatë ditës së djeshme në territorin e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 24 vatra zjarri në ambient të hapur, nga të cilat siç njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), dy janë ende aktive. Nga zjarret tjera sipas informacioneve të QMK-së, një është nën kontroll ndërsa 21 janë shuar, transmeton Portalb.mk.
Zjarret aktive janë në Komunën e Resnjës dhe Çashkës.
Zjarri nën kontroll është në Komunën e Demir Hisarit.
Zjarret të cilat u shuan janë në komunat: Saraj, Karposh, Aerodrum, Gazi Babë, Ilinden, Shuto Orizare, Haraçinë, Vasilievë, Bosilovë, Resnjë, Prilep, Bërvenicë, Gostivar, Vrapçisht, Dollnen, Vinicë, Likovë, Kumanovë dhe Makedonski Brod.
Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha.
Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.
Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.