Kompania greke “Aegean” do t’i zvogëlojë fluturimet në linjën Athinë – Shkup në sezonin dimëror
Kompania ajrore greke “Aegean Airlines” do ta zvogëlojë numrin e linjave të fluturimeve nga Athina në Shkup në sezonin e ardhshëm dimëror, transmeton Portalb.mk. Në këtë linjë do të ketë fluturime katër herë në javë në vend të gjashtë sa ishte dimrin e kaluar. Kështu bëri të ditur uebfaqja e specializuar “X-U Aviation”. Në ndërkohë […]
Kompania ajrore greke “Aegean Airlines” do ta zvogëlojë numrin e linjave të fluturimeve nga Athina në Shkup në sezonin e ardhshëm dimëror, transmeton Portalb.mk.
Në këtë linjë do të ketë fluturime katër herë në javë në vend të gjashtë sa ishte dimrin e kaluar. Kështu bëri të ditur uebfaqja e specializuar “X-U Aviation”.
Në ndërkohë linja nga Shkupi për në Sarajevë përmes “Aegean” nuk do të ketë ndryshime, mbeten tre fluturime në javë në nëntor dhe dhjetor. Ndërsa në janar, shkurt dhe mars do te ketë dy herë në javë.
Linja Shkup – Athinë përmes “Aegean” u prezantua në nëntor 2018, ndërsa linja Shkup-Sarajevë u prezantua në tetor 2023.