E ardhmja e paqartë e Sanchos, dy skuadra të tjera në garë për të

Jadon Sancho po kalon një tjetër afat kalimtar ku interesimi për të është i madh nga klube të ndryshme. Sulmuesi anësorë nuk ka më të ardhme te Manchester United. Transferimi i tij te Juventusi, Interi apo Borussia Dortmundi është zvarritur prej javësh për arsye të ndryshme, edhe pse disa lojtarë të BVB-së kanë folur hapur […]

gusht 14, 2025 - 11:00
 0
E ardhmja e paqartë e Sanchos, dy skuadra të tjera në garë për të

Jadon Sancho po kalon një tjetër afat kalimtar ku interesimi për të është i madh nga klube të ndryshme.

Sulmuesi anësorë nuk ka më të ardhme te Manchester United. Transferimi i tij te Juventusi, Interi apo Borussia Dortmundi është zvarritur prej javësh për arsye të ndryshme, edhe pse disa lojtarë të BVB-së kanë folur hapur në favor të rikthimit të tij për herë të tretë.

E ardhmja e pasigurt e 25-vjeçarit, i cili mund të blihet për 18–20 milionë euro, ka nxitur interes të ri.

Sipas Football Italia, trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për transferimin e Sanchos.

Një tjetër skuadër e përfshirë në garë është Besiktas. Klubi nga Stambolli është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta joshur lojtarin në Turqi. Presidenti Serdal Adali, në një deklaratë për Turkiye Today, tha.

“Ashtu si tifozët, edhe unë e dua. Pyetja e vetme është nëse ai dëshiron të vijë në Turqi. Nëse është e mundur, do ta marrim. Tifozët mund të mbështeten tek kjo”, deklaroi Serdal Adali.

Deklarata e Adalit ka ndezur reagime të mëdha mes tifozëve të Besiktas. Postimi i fundit i klubit në Instagram ka gjeneruar mbi pesë milionë komente, shumica duke tentuar ta bindin Sanchon të transferohet në Stamboll.

Te Besiktas, Sancho do të ribashkohej me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili e solli atë në Old Trafford në vitin 2021.

Megjithatë, sipas Sky Sports, aktualisht Sancho preferon një sfidë sportive tjetër nga Superliga Turke.