E DHIMBSHME: Ky është personi që mbeti i vdekur nga aksidenti në Podujevë

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar dje në orën 16:18 në Podujevë. Personi që ka humbur jetë është Mehdi Kunushefci. Për vdekjen e tij kanë shkruar nga fshati i lindjes, duke shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit. “Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë miqtë e farefisin se pas një aksidenti në fshatin […]

Korrik 22, 2024 - 14:30
 0  6
E DHIMBSHME: Ky është personi që mbeti i vdekur nga aksidenti në Podujevë

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar dje në orën 16:18 në Podujevë.

Personi që ka humbur jetë është Mehdi Kunushefci.

Për vdekjen e tij kanë shkruar nga fshati i lindjes, duke shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë miqtë e farefisin se pas një aksidenti në fshatin Llugë sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë bashkëvendasi ynë Mehdi Kunushefci. Ngushëllimet më të thella për familjarët e bacin Mehdi, Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me xhenet!”, thuhet në njoftim.

Një shofer mashkull kosovar, dyshohet se nga pakujdesia, ka goditur me veturën e tij një biçikletë të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.