Pesë raste të dhunës në familje u raportuan të dielën në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në vendbanime të ndryshme të Kosovës. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për raste të dhunës psikike dhe fizike ndaj grave. Policia ka theksuar se rastet janë shënuar në Prishtinë, Çagllavicë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë e […]

Korrik 22, 2024 - 14:30
 0  6
Pesë raste të dhunës në familje u raportuan të dielën në Kosovë
pese-raste-te-dhunes-ne-familje-u-raportuan-te-dielen-ne-kosove

pese-raste-te-dhunes-ne-familje-u-raportuan-te-dielen-ne-kosove

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në vendbanime të ndryshme të Kosovës. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për raste të dhunës psikike dhe fizike ndaj grave.

Policia ka theksuar se rastet janë shënuar në Prishtinë, Çagllavicë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar për një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për rajonin e Prishtinës.

Në Çagllavicë një grua ka raportuar se është sulmuar psiqikisht dhe fizikisht nga një burrë, për lidhjen e të cilëve nuk jepen detaje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar psiqikisht dhe fizikisht dhe i njëjti e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Pejë është raportuar për dhunë psikike ndaj një gruaje, nga një burrë.

“Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake janë kontrolluar dy shtëpi që ndërlidhën me rastin, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Dy gra në Gjakovë kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

“I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, rasti tjetër është në Mitrovicë të Jugut.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.