E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me ambasadorin e BE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e ShHBA-së, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në takim, ata kanë rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe […]
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e ShHBA-së, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në takim, ata kanë rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE
Postimi i plotë:
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses.