E ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Balla, ja çfarë diskutuan mes tyre
E Ngarkuara me pune e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën sotme një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila njofton se VanHorn dhe Balla kanë diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. Postimi i Ambasadës: E Ngarkuara […]
E Ngarkuara me pune e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën sotme një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila njofton se VanHorn dhe Balla kanë diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.
Postimi i Ambasadës:
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik.