U përjashtua me 40 ditë nga Kuvendi, Çupi: Vendim që minon demokracinë
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, e cila është mes deputetëve e përjashtuar me 40 nga Kuvendi, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Çupi shkruan se dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë dhe duhet ndëshkohet. REAGIMI I PLOTË I […]
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, e cila është mes deputetëve e përjashtuar me 40 nga Kuvendi, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Çupi shkruan se dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë dhe duhet ndëshkohet.
REAGIMI I PLOTË I DHURATA ÇUPIT:
Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana. Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!