E pakënaqur me zgjedhjet në Himarë, opozita ankimon rezultatin në KAS

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës. Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të votimeve në 36 qendrat e votimit në Himarë. Kujtojmë që zgjedhje e pjesshme në Himarë u zhvilluan më 4 gusht dhe vunë përballë Petro Gjikurinë, kandidat […]

gusht 10, 2024 - 02:00
 0  10
E pakënaqur me zgjedhjet në Himarë, opozita ankimon rezultatin në KAS

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të votimeve në 36 qendrat e votimit në Himarë.

Kujtojmë që zgjedhje e pjesshme në Himarë u zhvilluan më 4 gusht dhe vunë përballë Petro Gjikurinë, kandidat i opozitës me Vangjel Tavon, kandidatin e PS.

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet me një diferencë prej 1500 votash dhe u bë kryetari i ri i bashkisë Himarë.