E përmendnin në “BBVK” derisa Blero ishte aty, a i pengonte Teutës?

Aktorja Teuta Krasniqi është kthyer plotësisht në fokusin e mediave, sidomos me deklaratat e fundit publike. Në emisionin e së dieles “The Elite Way” me Elita Rudi dhe Nderim Neziri, aktorja ka folur në lidhje me shumë gjëra që kanë të bëjnë me punën, lirinë, karrieren dhe familjen, shkruan Kosovarja. Ndër tjerash është pyetur edhe […]

maj 28, 2024 - 13:00
 0  4
E përmendnin në “BBVK” derisa Blero ishte aty, a i pengonte Teutës?

Aktorja Teuta Krasniqi është kthyer plotësisht në fokusin e mediave, sidomos me deklaratat e fundit publike.

Në emisionin e së dieles “The Elite Way” me Elita Rudi dhe Nderim Neziri, aktorja ka folur në lidhje me shumë gjëra që kanë të bëjnë me punën, lirinë, karrieren dhe familjen, shkruan Kosovarja.

Ndër tjerash është pyetur edhe nëse i ka penguar që emri i saj është lakuar shpesh në “Big Brother VIP Kosova”, derisa ish bashkëshorti i saj Blero ishte konkurrent.

Aktorja, ka thënë se nuk i ka penguar dhe se moti është “vaksionuar” rreth këtyre gjërave.