E tradhtoi Loredana Zefin? Mozzik gjen një mënyrë interesante për përgjigje

Reperi i njohur, Mozzik, së fundmi ka publikuar disa mesazhe ku tregon se i kishte shkruar të dashurës së tij aktuale, Lotina Hazirit. Mesazhet datojnë që nga viti 2019 dhe menjëherë u aludua nga fansat nëse ishte asokohe me Loredana Zefin. Kjo për shkak të raportit të tyre, ku kishte pasur aludime nga më të […]

qershor 25, 2024 - 23:01
 0  10
E tradhtoi Loredana Zefin? Mozzik gjen një mënyrë interesante për përgjigje

Reperi i njohur, Mozzik, së fundmi ka publikuar disa mesazhe ku tregon se i kishte shkruar të dashurës së tij aktuale, Lotina Hazirit.

Mesazhet datojnë që nga viti 2019 dhe menjëherë u aludua nga fansat nëse ishte asokohe me Loredana Zefin.

Kjo për shkak të raportit të tyre, ku kishte pasur aludime nga më të ndryshmet.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti ferizajas i hedh poshtë aludimet duke ndarë një këngë në rrjete sociale.

Ai hodhi në InstaStory projektin “Dhelpër Dinake”, që e lansoi në 2019 dhe që thuhet se i dedikohet ish-partneres, reperes Zefi.

“Nuk jam tradhtar, jam një hitbërës”, ka qenë përgjigja e 28-vjeçarit.

Mozzik dhe Lotina po shijojnë që një kohë një lidhje dashurie, ndërkohë që edhe Loredana është që disa muaj më yllin e Dortmundit, Karim Adeyemi.