“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”, Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës
U.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov sot informoi se natën më datë 19 të këtij muaji është bërë një mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Burgun “Shkup, i njohur si burgu i Shutkës, përcjell TV21. Pandov thotë se u konstatua se lista me të burgosurit që kanë marrë nga policia nuk korrespondon me […] The post “Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”, Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës appeared first on InfoShqip.com.
U.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov sot informoi se natën më datë 19 të këtij muaji është bërë një mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Burgun “Shkup, i njohur si burgu i Shutkës, përcjell TV21. Pandov thotë se u konstatua se lista me të burgosurit që kanë marrë nga policia nuk korrespondon me gjendjen aktuale që kanë hasur aty.
Pandev tha se 11 të burgosur nuk ishin në qelitë e tyre, ndërsa gjendja ishte e ndryshme nga ajo që kanë marrë në listë dhe në repartin gjysmë të hapur dhe gjysëm të hapur, si dhe në lavanderi. Ai informoi se katër të burgosur aktualisht janë në arrati.
Në konferencën e sotme për media, ai potencoi se disa të burgosur kanë dalë dhe kanë hyrë në burg sa herë që kanë dashur.
Sipas tij, policët e burgut kanë deklaruar se të burgosurit sistemohen me urdhër verbal të drejtorit Filip Andov – Sokol, për të cilin tha se do të kërkojë të shkarkohet.
The post “Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”, Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës appeared first on InfoShqip.com.