Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro
Paga e kryeministrit Hristijan Mickoski është 140.450 denarë, përkatësisht rreth 2.280 euro, përcjell TV21. Zëvendëskryeministrat dhe ministrat marrin pagë neto prej 115.540 denarë (1.870 euro), përveç ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili për funksionin që ka, merr edhe 20 për qind shtesë në shumë prej 24.865 denarë. Paga e tij është 140.405 […] The post Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro appeared first on InfoShqip.com.
Paga e kryeministrit Hristijan Mickoski është 140.450 denarë, përkatësisht rreth 2.280 euro, përcjell TV21. Zëvendëskryeministrat dhe ministrat marrin pagë neto prej 115.540 denarë (1.870 euro), përveç ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili për funksionin që ka, merr edhe 20 për qind shtesë në shumë prej 24.865 denarë. Paga e tij është 140.405 denarë, e njëjtë me atë të kryeministrit.
Qeveria ka publikuar në faqen e saj zyrtare në rubrikën “llogaridhënie” pagat e zyrtarëve të kabinetit qeveritar. Deri para pak kohe, në faqe qëndronin pagat e anëtarëve të Qeverisë së Zoran Zaevit, para rritjes së famshme prej 78 për qind vitin e kaluar në mars, kurse Qeveria e Dimitar Kovaçevskit, në mandatin e të cilit ka ndodhur rritja e pagave të zyrtarëve, asnjëherë nuk njoftoi se sa ishin të ardhurat e tyre mujore./tv21.tv
The post Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro appeared first on InfoShqip.com.