Ekzekutohen sot pagat në sektorin publik, Murati: Secili do të përfitojë 6.8 euro më shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sot do të ekzekutohen pagat në sektorin publik, për herë të parë me ndryshimet në shkallët tatimore. Kësisoj, Murati tha se të ardhurat deri në 250 euro janë të liruara nga tatimi. “Pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të […]

gusht 30, 2024 - 14:00
 0  6
Ekzekutohen sot pagat në sektorin publik, Murati: Secili do të përfitojë 6.8 euro më shumë
ekzekutohen-sot-pagat-ne-sektorin-publik,-murati:-secili-do-te-perfitoje-6.8-euro-me-shume

ekzekutohen-sot-pagat-ne-sektorin-publik,-murati:-secili-do-te-perfitoje-6.8-euro-me-shume

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sot do të ekzekutohen pagat në sektorin publik, për herë të parë me ndryshimet në shkallët tatimore.

Kësisoj, Murati tha se të ardhurat deri në 250 euro janë të liruara nga tatimi.

“Pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura personale, ku 250 eurot e para janë të liruara nga tatimi”, tha Murati.

“Si rezultat i këtij ndryshimi, secili punonjës në Kosovë, nga ky muaj e tutje do të paguajë më pak tatim, e rrjedhimisht do të marrë pak më shumë pagë neto.”

Duke llogaritur përfitimet e punëtorëve, ai tha se në tërësi bëhet fjalë për 2.3 milion euro në muaj më shumë paga neto sesa në muajin paraprak.

“Përfitimi mujor prej 6.8 euro apo vjetor prej 81.6 euro dikujt mund të mos i duket shumë, mirëpo nëse e shohim në tërësi, janë rreth 2.3 milion euro në muaj apo rreth 27 milionë euro në vit, që nuk do të mblidhen si tatim nga shteti por do të mbesin në xhepat e qytetarëve”, tha Murati.