Selmanaj pyet ata prindër që të hënën do t’i dërgoni fëmijët në shkollë: Cili premtim i Kurit u përmbush në fushën e arsimit

Driton Selmanaj e ka kritikuar pushtetin qeverisës për premtimet e parealizuara në fushën e arsimit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar sot listën e premtimeve parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për arsimin, nga të cilat ka aluduar se pothuajse asnjë nga premtimet nuk është përmbushur. “Zgjedhjet janë një proces ku politikanët kandidojnë me projekte, […]

gusht 30, 2024 - 14:00
 0  6
Selmanaj pyet ata prindër që të hënën do t’i dërgoni fëmijët në shkollë: Cili premtim i Kurit u përmbush në fushën e arsimit
selmanaj-pyet-ata-prinder-qe-te-henen-do-t’i-dergoni-femijet-ne-shkolle:-cili-premtim-i-kurit-u-permbush-ne-fushen-e-arsimit

selmanaj-pyet-ata-prinder-qe-te-henen-do-t’i-dergoni-femijet-ne-shkolle:-cili-premtim-i-kurit-u-permbush-ne-fushen-e-arsimit

Driton Selmanaj e ka kritikuar pushtetin qeverisës për premtimet e parealizuara në fushën e arsimit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar sot listën e premtimeve parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për arsimin, nga të cilat ka aluduar se pothuajse asnjë nga premtimet nuk është përmbushur.

“Zgjedhjet janë një proces ku politikanët kandidojnë me projekte, dhe populli përmes votës zgjedh kë të punësojë për t’i zbatuar ato projekte/premtime. Në vitin 2021, shumica e popullit e ka punësuar Albinin me qëllimin për të zbatuar projektet që ai i ka premtuar”, ka thënë Selmanaj.

“Albini ka vendosur ta bëjë ministre të Arsimit për të gjithë Kosovën, një zonjë që ka dështuar si drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Prandaj, ju, prindër të dashur, që të hënën do t’i dërgoni fëmijët tuaj në shkolla, shikoni premtimet e Albinit për fushën e arsimit të prezantuara në formatin e fletëvotimit. Pas 4 vitesh dhe me 12 miliardë euro buxhet, a mund të vendosni ndonjë shenjë se cila nga këto është përmbushur? Gjykojeni vet.”