Emisari gjerman: Shkupi po favorizon korridorin 10 në kurriz të korridorit 8

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka dhënë një vërejtje se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka humbur interes për ndërtimin e Korridorit të 8-të dhe po i jep prioritet Korridorit 10. Korridori i 8-të duhet të lidhë portin italian të Barit dhe atë shqiptar të Durrësit me Shkupin, Sofjen dhe […]

Korrik 29, 2024 - 00:30
 0  6
Emisari gjerman: Shkupi po favorizon korridorin 10 në kurriz të korridorit 8

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka dhënë një vërejtje se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka humbur interes për ndërtimin e Korridorit të 8-të dhe po i jep prioritet Korridorit 10. Korridori i 8-të duhet të lidhë portin italian të Barit dhe atë shqiptar të Durrësit me Shkupin, Sofjen dhe Detin e Zi ndërsa ajo e Korridorit 10-të lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

MANUEL SARAZIN, EMSAR I GJERMANISË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

“Korridoret e transportit në Evropë janë në kompetencën e Brukselit. Në kapacitetin tim personal, besoj se nuk është në kompetencat e një vendi të vetëm të ndryshojë prioritetet evropiane në politikën e transportit. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar me shumë marrëveshje të ndryshme. Gjatë bisedimeve të mia në Sofje, kuptova se Bullgaria është në mëdyshje, por edhe e shqetësuar nga kjo kërkesë e Shkupit. Ndërtimi i korridorit numër 8 është sigurisht i një rëndësie strategjike.”

Sarazin ka theksuar se shpresat e tyre për angazhimin e ndërrmarrë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk janë justifikuar. Ai tha se Maqedonia e Veriut nuk i ka  përmbushur këto shpresa, ku ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor I Këshillit të BE-së për t’i ofruar kornizës negociuese Shkupit.