LSDM: Partnerja e Mickoskit në energjetik i ka borxh 1 milion euro MEPSO-s

Një kompani e ndërlidhur me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në vitin 2016 dhe 2017  ka shkaktuar borxh për rrymë të papaguar ndaj kompanisë shtetërore MEPSO prej rreth një milion euro, tha sot në një konferencë për media Metodija Ilievski nga LSDM. Siç shtoi ai, bëhet fjalë për kompaninë “ENG service […]

Korrik 29, 2024 - 00:30
 0  7
LSDM: Partnerja e Mickoskit në energjetik i ka borxh 1 milion euro MEPSO-s

Një kompani e ndërlidhur me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në vitin 2016 dhe 2017  ka shkaktuar borxh për rrymë të papaguar ndaj kompanisë shtetërore MEPSO prej rreth një milion euro, tha sot në një konferencë për media Metodija Ilievski nga LSDM. Siç shtoi ai, bëhet fjalë për kompaninë “ENG service trade”, themeluese dhe një nga menaxheret e së cilës ishte Bozhinovska.

METODIJA ILIEVSKI, LSDM

“Bozhinovska, e cila konsiderohet partnere e Mickoskit në energjetikë, nga kryeministri u prezantua si eksperte dhe menaxhere e lartë në këtë industri. Bozhinovska, e cila fshehu dhe fsheh se ka pasaportë bullgare, fsheh shumë gjëra të tjera që lidhen me punën e saj në sektorin privat”.

Sipas tij, në atë kohë mbi 70 % të borxhit të përgjithshëm të MEPSO-s i kishte bërë vetëm një kompani, ajo e ministres. Deri në fund të vitit 2017, theksoi Ilievski, borxhi ka arritur në 59 milionë denarë, që është gati një milion euro.

METODIJA ILIEVSKI, LSDM

“Pas një kohe të caktuar, MEPSO inicoi padi kundër kompanisë së Bozinovskës dhe kërkoi pagesë të borxhit. Në vitin 2019 u bë edhe ekspertizë nga eksperti i gjykatës, i cili ka vërtetuar kamatën që kompania e Bozhinovskës i ka borxh MEPSO-s. Pra, për dy vjet e gjysmë Bozhinovska as nuk është përpjekujr t’i paguajë borxhin shtetit”.

Ilievski tha se pas saj Bozhinovska ndryshoi emrin e kompanisë. Kompania punoi me humbje dhe u bë komercialisht joaktive, dhe arsyeja e fshirjes së saj, sqaroi Ilievski, ishte se nuk kishte dorëzuar deklaratë tatimore vjetore për vitin 2019.