Është ndjerë tërmet me epiqendër ishte afër Shkupit
Observatori Sizmologjik i Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup bëri të ditur se është ndjerë një tërmet me epiqendër dhjetë kilometra në lindje të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Tërmeti është ndjerë në orët e para të mëngjesit dhe ka pasur një intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane. “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë në stacionet […]
Observatori Sizmologjik i Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup bëri të ditur se është ndjerë një tërmet me epiqendër dhjetë kilometra në lindje të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Tërmeti është ndjerë në orët e para të mëngjesit dhe ka pasur një intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë në stacionet sizmologjike të instaluara në tërë territorin e vendit, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, më 01.02.2025, në ora 01:10 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet dhjetë kilometra në lindje të qytetit të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter ML2.5. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në qytetin e Shkupit dhe rrethinë me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në njoftim.