Prej sot e deri më 5 shkurt është e hapur thirrja e re për vakte të subvencionuara për studentët e RMV-së

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dje njoftoi se afati i aplikimit për ushqim studentor të subvencionuar për ata studentë që nuk e kanë ushtruar ende këtë të drejtë zgjat prej sot, 1 shkurt deri të mërkurën, 5 shkurt, transmeton Portalb.mk. Studentët që i plotësojnë kushtet, por nuk kanë aplikuar më parë mund të dorëzojnë […]

shkurt 1, 2025 - 15:00
 0  4
Prej sot e deri më 5 shkurt është e hapur thirrja e re për vakte të subvencionuara për studentët e RMV-së
Racion i subvencionuar i studentëve. Foto ilustrim: Meta.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dje njoftoi se afati i aplikimit për ushqim studentor të subvencionuar për ata studentë që nuk e kanë ushtruar ende këtë të drejtë zgjat prej sot, 1 shkurt deri të mërkurën, 5 shkurt, transmeton Portalb.mk.

Studentët që i plotësojnë kushtet, por nuk kanë aplikuar më parë mund të dorëzojnë aplikim elektronik përmes portalit të Shërbimeve elektronike  e-uslugi.

Të drejtë subvencionimi kanë studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk janë në punë të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga minimale neto.

Të gjithë studentët që kanë nevojë për mbështetje gjatë procesit të aplikimit mund të kontaktojnë në adresën: [email protected].

Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta për ushqim të subvencionuar dhe që konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të riaplikojnë.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit informon se për shkak të legjislacionit për autentifikimin e zgjeruar gjatë pagesave pa kontakt në terminalet POS, studentët ndonjëherë do të duhet të fusin kodin PIN që transaksionet me kartelë për vakt të subvencionuar të jenë të suksesshme.

Banka Sparkasse ka publikuar dy njoftime të rëndësishme lidhur me këtë lajm dhe mbështetje për studentët, të cilat i gjeni këtu dhe këtu.

Ndryshe, pasi që të shtunën fillon muaji shkurt, nesër në ditën e parë të muajit studentët do të kenë në dispozicion vetëm 140 denarë.