Është ngirtur aktakuzë kundër Lupço Palevskit për vrasjet mizore dhe rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër Lupço Palevski – Palço për kidnapimin dhe vrasjen e dy personave. Palevski është i dyshuari kryesor për vrasjet dhe rrëmbimet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Tashmë janë ngritur akuza kundër katër të dyshuarve të tjerë, përfshirë […]

gusht 12, 2024 - 15:00
 0  5
Është ngirtur aktakuzë kundër Lupço Palevskit për vrasjet mizore dhe rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes
Ljupço Palevski Palço në gjykatë. Foto Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër Lupço Palevski – Palço për kidnapimin dhe vrasjen e dy personave. Palevski është i dyshuari kryesor për vrasjet dhe rrëmbimet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Tashmë janë ngritur akuza kundër katër të dyshuarve të tjerë, përfshirë babanë e Vanjës, dhe gjyqi kundër të pestëve duhet të fillojë muajin e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton prokuroria, Palevski akuzohet për veprën – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 7 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe një veprën – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 4 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe dy dënimet nga neni 123 paragrafi 3 i Kodit Penal, për të cilat është paraparë dënim nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet edhe për një vepër penale – Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe një vepër – Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, pesë të pandehurit së bashku kishin planifikuar rrëmbimin e fëmijës 14-vjeçare Vanja Gjorçevska për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpengim.

“Më datë 22.11.2023, i akuzuari së bashku me tre të akuzuar të tjerë paraprakisht, së bashku kanë kryer kidnapimin e të lënduarit Pançe Zhezovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta përdorur për të rrëmbyer fëmijë nnë Shkup. Të pandehurit kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë lidhur, më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku për përfitime dhe në mënyrë mizore,  kanë privuar qëllimisht nga jetame armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 mm. Më 27.11.2023, i akuzuari, i ndihmuar nga prindi i akuzuar, ka rrëmbyer vajzën në hyrje të një objekti në rrugën “Naum Naumovski Borçe” në Shkup. E kanë lidhur dhe e kanë marrë në afërsi të vendit të quajtur ‘Dupki’, në atarin e fshatit Brazdë dhe aty në mënyrë mizore e kanë privuar nga jeta të miturën qëllimisht”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Aktakuza përmban propozim për vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit për të akuzuarit.

Pas vrasjeve, Palevski për pak kohë ishte në arrati në Turqi, ku u arrestua dhe më pas u ekstradua në Maqedoni më 15 maj. Që nga ajo kohë ai është mbajtur në burgun e Shutkës.

Ndryshe, gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, do të fillojë më 4 shtator.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.

Të akuzuar janë edhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishov.

Stefan Dimovski, nga ana tjetër, dyshohet për veprën e ndihmës së kryerësit pas kryerjes së veprës penale, sepse Palevskin e ka çuar nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi. Më 12 mars iu hoq masa e paraburgimit pasi siç sqaroi atëherë Prokuroria, për shkak të llojit të krimit dhe dënimit të paraparë, nuk ka mundësi ligjore që të vazhdojë ta durojë këtë masë për sigurimin e prezencës.

Mes të pandehurve është edhe babai i të vrarës Vanja, Aleksandar Gjorçevski, i cili pas disa muajsh qëndrimi në burgun e Shutkës tashmë ndodhet në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ankesën e tij.