“Evitoni udhëtimet në rajon”- Haradinaj paralajmëron veteranët për kidnapime e ekstradime në Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se veteranët e UÇK-së duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë në vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se është i sigurt se ata mund të kidnapohen në këto vende dhe të dërgohen në Serbi, derisa shtoi […]

gusht 22, 2024 - 20:00
 0  6
“Evitoni udhëtimet në rajon”- Haradinaj paralajmëron veteranët për kidnapime e ekstradime në Serbi
“evitoni-udhetimet-ne-rajon”-haradinaj-paralajmeron-veteranet-per-kidnapime-e-ekstradime-ne-serbi

“evitoni-udhetimet-ne-rajon”-haradinaj-paralajmeron-veteranet-per-kidnapime-e-ekstradime-ne-serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se veteranët e UÇK-së duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë në vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se është i sigurt se ata mund të kidnapohen në këto vende dhe të dërgohen në Serbi, derisa shtoi se pastaj mund të manipulohet me informacione e të thuhet se janë zënë në shtetin serb.

Ai theksoi se përjashtim bën shteti i Shqipërisë, ku sipas tij janë të sigurtë.

“Të mos udhëtojnë. Kurti i ka përkrah ndryshimet qeverisëse atje, e ka poshtëruar UÇK-në, Ali Ahmetin. Më ra në sy dakordimi për t’u patrulluar bashkë policia e Serbisë dhe e Maqedonisë, patrullim i përbashkët. Mos udhëtoni në Serbi, mos udhëtoni në vendet e rajonit ku ka ndikim Serbia. Bëni kujdes se mund të jenë pjesë e listës së Interpolit”, tha ai.

“Në disa vende mund edhe t’i kindapojnë, nuk është vetëm procesi gjyqësor, mund me të marrë në një vend tjetër e me të dërgu në Serbi e të thonë e gjetëm në Serbi. Nuk janë të sigurtë në vendet e rajonit pos Shqipërisë, sigurt mund të ndodhë. Në vendet e rajonit pos Shqipërisë, mund t’i kidnapojnë, janë dy polici, janë policia serbe në Maqedoni edhe në Mal të Zi”, vijoi Haradinaj.