Fetai: BDI-ja ka pranuar të hyjë në Qeveri pa postin e kryetarit të Kuvendit

Zv.kryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, pretendon se drejtuesit e koalicionit “Fronti Evropian”, kanë biseduar me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Mickoskit, pas postin e kryetarit të Parlamentit. “Ne e dimë se BDI ka negociuar me VMRO-DPMNE-në, madje e dimë në cilën dhomë të parlamentit dhe cilët […]

shtator 17, 2024 - 17:00
 0  8
Fetai: BDI-ja ka pranuar të hyjë në Qeveri pa postin e kryetarit të Kuvendit

Zv.kryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, pretendon se drejtuesit e koalicionit “Fronti Evropian”, kanë biseduar me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Mickoskit, pas postin e kryetarit të Parlamentit.

“Ne e dimë se BDI ka negociuar me VMRO-DPMNE-në, madje e dimë në cilën dhomë të parlamentit dhe cilët individë janë takuar në dhomën 161 të Kuvendit. Ata janë zv.kryeministri Aleksandar Nikollovski me deputetët e “Frontit” Elmi Aziri, Menduh Thaçi dhe Blerim Bexheti. E dimë se në atë bisedë, në atë përpjekje të “Frontit”, të bdi-së për të hyrë në qeveri, BDI është pajtuar të futet në qeveri me 1 ministër më pak dhe pa kryetarin e parlamentit. Kjo është informatë e dorës së parë nuk, është mohuar nga asnjëra pale”, tha Fetai për gazetën LAJM.