Fetai: Sela kishte refuzuar për një vit ta thirr Kuvendin e partisë, ndodhi spastrimi
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat tha se ndarja në Aleancën për Shqiptarët nuk ka ndodhur hë për hë apo ad hoc pa pritur, por ka qenë si rezultat The post Fetai: Sela kishte refuzuar për një vit ta thirr Kuvendin e partisë, ndodhi spastrimi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat tha se ndarja në Aleancën për Shqiptarët nuk ka ndodhur hë për hë apo ad hoc pa pritur, por ka qenë si rezultat i një pasiviteti një vjeçar, sepse sipas Fetait për një vit të tërë Ziadin Sela ka refuzuar që ta thirr Kuvendin e partisë.
“Ziadin Sela ka refuzuar një vit të thirr Kuvendin e partisë, kjo sqaron se ndarja nuk është bërë brenda një dite por për një vit të tërë ka pasur ngërç të brendshëm”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Ai shtoi tutje se partia të cilës i takon duke aluduar në Aleancën për Shqiptarët është pastruar nga një grup i caktuar njerëzish.
“Ne kemi pasur probleme brenda partisë. Ku partia ishte e kapur nga disa persona të instaluar në maje të partisë. Ata ishin të interesuar të bëhen pjesë e Qeverisë bashkë me BDI-në. Unë e kam parë se ato nuk kanë interesim tjetër përveç se të bëhen paterica të BDI-së. Prandaj edhe ndodhi spastrimi i partisë”, përfundoi Fetai.
Fetai: pronarët e kompanisë Ritron Kopi janë familjarët e Elmi Azirit dhe bashkëfshatarët e Përparim Bajramit
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli edhe për arrestimet e fundit bëhet fjalë për pronarin e kompanisë Ritron Kopi nga Kumanova, ku sipas Fetait kemi të bëjmë me një zinxhir krimi, pasi pronarët e kësaj kompanie janë familjarë të Elmi Azirit dhe bashkëfshatarë të Përparim Bajramit.
“Çështja e Lotarisë ka qenë një nga çështjet kryesore gjatë qeverisjes. Kemi kërkuar komentimin autentik të ligjit për lojërat e fatit. Hetimi ka të bëjë me abuzimet në Lotarinë shtetërore. Pronarët e kësaj kompania janë bashkëfshatar të Përparim Bajramit. I cili ka ikur nga vendi njëjtë si Artan Grubi. Ajo kompani ka fituar disa tenderë edhe në institucione tjera që janë udhëhequr nga BDI. Kjo nuk është çështje e re, kjo kompani është favorizuar publikisht”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Fetai: nuk bëhet marrëveshje me kriminelin Artan Grubi, duhet të kthehet dhe të jap llogari
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli arratisjen e Grubit, dhe u pyet në rast se dakordohen nga VLEN që Grubi të kthehet për tu gjykuar në liri. Fetai tha se kjo punë nuk bëhet dot është gabim skandaloz të tentohet të bëhet marrëveshje me një kriminel të atij kalibri.
“Bëhet fjalë për milion-milona euro rreth resurseve shtetërore që janë keqpërdorur. Ne do të bëjmë përpjekje deri në fund derisa të zbardhen të gjithë rastet e abuzimeve financiare. Grubi ishte koka e partisë, sipas informatave tona burimore, Ahmeti ka thënë se Grubi është ai që duhet të flisni rreth qeverisjes. Sa i përket kriminalizimit të BDI-së, aty nuk mund të gjendet asnjë figurë me pozitë të lartë që nuk ka një padi, lëndë në anti-korrupsion apo në lidhje me korrupsionin”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Ai shtoi tutje se sa i përket krimanlizimit të Grubit assesi nuk duhet bëhet marrëveshje me një kriminel.
“Unë besoj se parimisht me kriminelët nuk bëhet marrëveshje. Prokuroria ka lëshuar flet-arrest. Dhe mendoj se nuk duhet të futen në marrëveshje të tilla. Unë si politikan nuk kisha hyrë në një rrugë të tillë për të bërë marrëveshje me kriminel”, përfundoi Fetai.
Fetai: për gjuhën shqipe është derdh gjak, e ne po punojmë që t’ia kthejmë dinjitetin duke hequr përkufizimin 20%
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli për çështjen e gjuhës shqipe. Ku Fetai në mënyrë decide deklaroi se statusi i gjuhës shqipe dihet, në Kushtetutë figuron si 20%, dhe kemi një Ligj që ka avancuar gjuhën shqipe por që nuk po zbatohet në praktikë në tërësi.
“Gjuha shqipe është pjesë e Kushtetutës, por fatkeqësisht edhe pse është derdhur gjak gjuha shqipe ende përkufizohet si përqindje. Koalicioni VLEN, bënë përpjekje për ta hequr 20% dhe për ta futur gjuhën shqipe në Kushtetutë. Problemi me gjuhën shqipe është definicioni me 20% dhe mungesa e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, pra ku kemi qindra raste të shkeljes flagrante të këtij Ligji”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Ai shtoi tutje se zyrtarizimi i plotë i gjuhës do të ndodhë atëherë kur do të heqim përkufizimin ofendues nga Kushtetuta.
“Zyrtarizimi i gjuhës shqipe fillon te Kushtetuta. VMRO dhe Mickoski e kanë thënë se nuk janë kundër heqjes së 20% në Kushtetutë dhe këtu fillon zgjidhja e problematikës”, përfundoi Fetai.
Fetai: rruga për BE-në plani i vetëm për vendin tonë
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli për integrimin e vendit në Bashkimin e Evropian si dhe plotësimin e kushtit për ndryshime Kushtetuese. Mes tjerash ai shtoi se nuk ka opsion tjetër pos BE-së, e ndryshimet Kushtetuese mund të bëhen vetëm me MVRO-në.
“Gjatë fushatës zgjedhore kemi thënë se do të bëjmë presion që të ndryshohet Kushtetuta nga 3-6 muaj. Ne vazhdimisht e kemi mbajtur këtë temë. Nuk duhet të harrojmë që BDI vazhdimisht ka festuar hapjen e negociatave, tani populli e ka kuptuar se ata kanë gënjyer. Derisa nuk kemi një stabilitet politik në Bullgari ne nuk mund të flasim për afate tjera. Aty ku duhet të gjejmë zgjidhje është në bashkërendim me BE-në, SHBA-në dhe në dialog me Bullgarinë”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Ai shtoi tutje se votat ekzistojnë për ndryshimet Kushtetuese, por sipas tij duhet edhe garancë që nuk do të vendosen kushte të tjera.
“Ne e dimë se 80 vota nuk do të arrihen pa mbështetjen e VMRO-së. Ne urojmë që në Bullgari të kemi një bashkëbisedues dhe të gjendet një zgjidhje dhe të krijohet mundësia të marrim një lloj sigurie që jemi duke ecur me hapa drejtë BE-së. E jona është të vazhdojmë bashkëbisedimin me partnerët tanë evropian. Rruga për BE-në është plani i vetëm për vendin tonë”, përfundoi Fetai.
Fetai: në janar do të publikohet Ligji për Përfaqësim të Drejt dhe Adekuat
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli edhe për Ligjin e Përfaqësimit të Drejt dhe Adekuat, ku njoftoi se me shumë gjasë në janar do të jetë gati për tu publikuar.
“Ne jemi duke tentuar të zgjidhim një problem që ka zgjatur për 20 vite. Parimi i përfaqësimit të drejtë është lënë anësh, kishim balancerin por dihet publikisht se me këtë model është abuzuar pa masë e më të dëmtuar ishin shqiptarët”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Ai shtoi tutje se në grupacionin me të cilin udhëheq vetë Fetai përbëhet kryesisht nga ekspertë.
“Sa i përket propozim Ligjit në fjalë unë jam bartës i procesit në kuadër të koalicionit qeveritar. Jemi takuar disa herë me partnerët qeveritar. Në atë grupacion kemi edhe ekspert që na kanë ndihmuar. Deri në janar presim të dalim në seancë parlamentare për ta zgjidhur këtë problematik njëherë e përgjithmonë”, përfundoi Fetai.
Fetai: pas janarit nuk do ketë ribashkim të ASH-së, do të ketë vetëm vendim gjyqësor
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli për ngjarjet e brendshme në Aleancën për Shqiptarët, ku pas zërave të fundit për një ribashkim të mundshëm Fetai i hudhi poshtë këto zëra, dhe decidivisht tha që pas janarit pritet vetëm vendim gjyqësor.
“Nuk ka dilema pas janarit nuk do të ndodhë asgjë në ASH pos që presim vendimin përfundimtar gjyqësor për vulat. Pala tjetër ka ikur në forma të ndryshime. Sipas nesh që jemi në ASH nuk ka se si të vendoset ndryshe sa i përket karakterit statutar. ASH është e aktivistëve të saj me në krye me Dr. Arben Taravarin”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.
The post Fetai: Sela kishte refuzuar për një vit ta thirr Kuvendin e partisë, ndodhi spastrimi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .