Filloi faza e dytë e mbështetjes së anëtarësimit të Maqedonisë në BE në fushën e mjedisit jetësor 

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar faza e dytë e projektit të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian në fushën e mjedisit jetësor, transmeton Portalb.mk.  Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska theksoi se ekspertët suedezë, do të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe palëve të interesuara në fushën e biodiversitetit […]

Prill 23, 2025 - 20:00
 0  9
Filloi faza e dytë e mbështetjes së anëtarësimit të Maqedonisë në BE në fushën e mjedisit jetësor 
Ngjarja për shënimin e fillimit të Fazës së Dytë të projektit "Përkrahja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit". Foto: Ministria e Mjedisit të RMV-së

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar faza e dytë e projektit të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian në fushën e mjedisit jetësor, transmeton Portalb.mk. 

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska theksoi se ekspertët suedezë, do të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe palëve të interesuara në fushën e biodiversitetit dhe klimës, si dhe për integrimin në BE dhe forcimin e kapaciteteve për përafrim me legjislacionin evropian për mjedisin. 

“Vlerësimi ynë bazë, i përfshirë në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për kontributin e vendit tonë, është se kapacitetet për aktivitetet e përafrimit me BE-në – përmbushja e direktivave, kapacitetet negociuese etj. në fushën e mjedisit dhe klimës janë të fragmentuara dhe përmirësimi i planifikimit, prioritizimi dhe shkëmbimi i informacionit do të ishte me përfitim të madh”, shtoi Lashkoska. 

Zëvendës shefja e Misionit të Ambasadës së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Elisabet Dalberg Frisk, theksoi se kjo ndihmë teknike synon të përmirësojë gatishmërinë operacionale të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të përgjigjet ndaj sfidave në lidhje me zbatimin e Kapitullit 27, i cili i kushtohet mjedisit dhe klimës. 

Shefja e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, Birgitta Lis-Limer, duke theksuar bashkëpunimin me RMV-në në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës, theksoi se në këtë fazë të re fokusi kryesor është mbështetja e procesit të anëtarësimit në BE në lidhje me kapitullin 27 të mbrojtjes së natyrës në përputhje me kërkesat e BE-së dhe rolin që mund të luajnë praktikat tradicionale të përdorimit të tokës dhe bujqësore në këtë fushë.

Projekti “Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit – Faza 2” synon të forcojë kapacitetet e MMJPH në koordinimin dhe menaxhimin e procesit të përafrimit me BE-në, për të lehtësuar negociatat sipas Kapitullit 27, për të rritur kapacitetet dhe bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndër-departamental, si dhe për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet palëve rajonale dhe politikëbërësve vendor, si dhe bashkëpunimin ndërmjet politikëbërësve dhe palëve të interesuara në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal, i cili do të lehtësojë menaxhimin e biodiversitetit dhe përshtatjen klimatike. 

Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim me gjithsej 1,700,000 euro, dhe zbatohet nga SwEPA (Agjencia Suedeze e Mjedisit) në bashkëpunim me MMJPH-në.