Fillon ndërtimi i fabrikës së re turke – investimi arrin në 50 milionë euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Krisian Mickoski, mori pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re të kompanisë turke “Shahterm”, një investim që ai e cilësoi The post Fillon ndërtimi i fabrikës së re turke – investimi arrin në 50 milionë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 17, 2025 - 19:00
 0  4
Fillon ndërtimi i fabrikës së re turke – investimi arrin në 50 milionë euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Krisian Mickoski, mori pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re të kompanisë turke “Shahterm”, një investim që ai e cilësoi si “shpresë dhe fillim të ri” për ekonominë vendase, njofton Flaka

Në fjalën e tij, Mickoski njoftoi se faza e parë e investimit arrin në 25 milionë euro, duke mundësuar hapjen e 200 vendeve të reja pune, ndërsa plani afatmesëm parashikon që investimi të dyfishohet në 50 milionë euro, me mbi 500 të punësuar.

“Ky është projekt që jo vetëm zhvillon ekonominë, por edhe konfirmon stabilitetin dhe përparimin e vendit tonë”, tha Kryeministri.

Ai theksoi se treguesit ekonomikë janë pozitivë, duke përmendur një rritje prej 5.2% të prodhimit industrial në mars 2025, investime të huaja direkte prej 1.255 miliardë euro gjatë vitit 2024 dhe inflacion të ulët në nivele nën 3%. Po ashtu, Mickoski vuri në dukje rritjen e pagave nga 9 deri në 10% në vit dhe kreditimin e biznesit e qytetarëve me ritëm më të lartë se mesatarja evropiane.

Në ceremoninë e organizuar në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale morën pjesë përfaqësues të kompanisë “Shahterm”, ambasadori i Turqisë, ministra dhe drejtues institucionesh. Kryeministri falënderoi veçanërisht drejtorin Goce Dimovski, ambasadorin turk dhe pronarin e kompanisë “Shahterm” për vendimin për të investuar në Maqedoni.

“Sot vendosim gurthemelin jo vetëm të një fabrike, por edhe të një të ardhmeje të re”, deklaroi Mickoski, duke e përmbyllur fjalimin me mesazhin: “Për një Maqedoni që punon, zhvillohet dhe përparon.” Flaka Media

The post Fillon ndërtimi i fabrikës së re turke – investimi arrin në 50 milionë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .