Investime miliardëshe nga Mbretëria e Bashkuar – Mickoski premton por dilemat mbeten!
Nga selia e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Kristian Mickoski doli me një deklaratë duke shpallur arritjen e një Marrëveshjeje për Partneritet Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, të dakorduar The post Investime miliardëshe nga Mbretëria e Bashkuar – Mickoski premton por dilemat mbeten! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga selia e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Kristian Mickoski doli me një deklaratë duke shpallur arritjen e një Marrëveshjeje për Partneritet Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, të dakorduar në Tiranë. Ai e quajti këtë marrëveshje si një “hap të pakthyeshëm drejt së ardhmes evropiane”.
Sipas kryeministrit, kjo marrëveshje e re kap një vlerë totale prej 6 miliardë euro, e cila përfshin investime të mëdha në infrastrukturë, hekurudhë, spitale dhe projekte rinore.
Detajet e premtuara për investime përfshijnë:
- Hekurudhë moderne Tabanoc – Gjevgjeli për mallra dhe pasagjerë
- Ndërtim dhe përfundim të spitaleve në Shtip, Tetovë, Kërçovë
- Ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë dhe një konvikti për 200 studentë
“Ky partneritet nuk është vetëm simbolik, por një hap konkret drejt modernizimit të shtetit në fusha si mbrojtja, arsimi, shëndetësia, teknologjia dhe lufta kundër krimit të organizuar,” deklaroi Mickoski.
Por me gjithë optimizmin, pyetjet janë të shumta:
- Sa nga këto projekte do të realizohen në afat real?
- Ku do të kanalizohen fondet – dhe kush do t’i menaxhojë?
- A do të jetë transparente përzgjedhja e kompanive dhe kontratave?
- A do të reflektohen realisht investimet në përmirësimin e jetës së qytetarëve, apo do të mbeten vetëm në nivelin e retorikës politike?
Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga partnerët e hershëm të Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia, por kjo marrëveshje është pozicionuar nga Qeveria si shtylla e dytë kyçe e politikës së jashtme, pas partneritetit me SHBA.
Qeveria ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të nënshkruhen edhe marrëveshje të veçanta për investimet specifike.
Rikujtojmë se publiku pret rezultate konkrete në terren, jo vetëm marrëveshje të bujshme në fjalime. Sytë e qytetarëve do të jenë të kthyer kah realizimi dhe jo vetëm kah premtimi. Flaka Media
The post Investime miliardëshe nga Mbretëria e Bashkuar – Mickoski premton por dilemat mbeten! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .