Fisnik Mela në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme: Funksionalizimi i plotë i pikës kufitare Bllatë me sistemin modern “one stop shop” shumë shpejt

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës, Fisnik Mela ka mbajtur takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Pançe Toshkovski, shkruan InfoShqip. Gjatë takimit ata kanë biseduar lidhur me funksionalizimin e plotë të pikës kufitare Bllatë me sistemin modern “one stop shop”, i cili do të ulë ndjeshëm pritjet dhe do të lehtësojë qarkullimin […] The post Fisnik Mela në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme: Funksionalizimi i plotë i pikës kufitare Bllatë me sistemin modern “one stop shop” shumë shpejt appeared first on InfoShqip.com.

shtator 26, 2025 - 13:30
 0
Fisnik Mela në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme: Funksionalizimi i plotë i pikës kufitare Bllatë me sistemin modern “one stop shop” shumë shpejt

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës, Fisnik Mela ka mbajtur takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Pançe Toshkovski, shkruan InfoShqip.

Gjatë takimit ata kanë biseduar lidhur me funksionalizimin e plotë të pikës kufitare Bllatë me sistemin modern “one stop shop”, i cili do të ulë ndjeshëm pritjet dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Në kuadër të intensifikimit të angazhimit të Qeverisë për Komunën e Dibres, sot prita në vizitë Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Pançe Toshkovski.

Gjatë këtij takimi, ritheksova kërkesën e kahmotshme të dibranëve: funksionalizimin e plotë të pikës kufitare Bllatë me sistemin modern “one stop shop”, i cili do të ulë ndjeshëm pritjet dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve tanë.

Më gëzon fakti që isha ndër të parët që u njoftova se ky proces tashmë ka nisur me hapat konkretë për zbatimin e tij. Ky zhvillim është një dëshmi e qartë se këmbëngulja dhe përkushtimi i VLEN-it nuk mbeten fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e Dibrës.”përfundon ai/InfoShqip.com

The post Fisnik Mela në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme: Funksionalizimi i plotë i pikës kufitare Bllatë me sistemin modern “one stop shop” shumë shpejt appeared first on InfoShqip.com.