Fluks automjetesh në Merdarë, pritjet gati tri orë
Fluks më i madh automjetesh ka në pikat kufitare, në orët e pasdites. Në raportin e fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdarë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku bashkatdhetarët po presin gati deri tri orë për dalje nga Kosova. Pritje deri në një orë […]
Fluks më i madh automjetesh ka në pikat kufitare, në orët e pasdites.
Në raportin e fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdarë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku bashkatdhetarët po presin gati deri tri orë për dalje nga Kosova.
Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kurse për të hyrë deri në 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare, nuk ka pritje më shumë se 05-10 minuta.