Foda e nis me fitore, Kosova triumfon minimalisht ndaj Armenisë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Armenisë sonte. Dardanët triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim në ndeshjen miqësore ndaj armenëve. Ishte Milot Rashica i cili realizoi në minutën e 25-të të takimit. Ishte një depërtim i bukur i Zhegrovës, teksa goditja e tij preku shtyllën, për t’iu kthyer më pas Rashicës. Zhegrova ndërkohë pati një […]

Mars 22, 2024 - 23:00
 0  4
Foda e nis me fitore, Kosova triumfon minimalisht ndaj Armenisë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Armenisë sonte.

Dardanët triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim në ndeshjen miqësore ndaj armenëve.

Ishte Milot Rashica i cili realizoi në minutën e 25-të të takimit.

Ishte një depërtim i bukur i Zhegrovës, teksa goditja e tij preku shtyllën, për t’iu kthyer më pas Rashicës.

Zhegrova ndërkohë pati një paraqitje fantastike.

Kësisoj, Franco Foda e nis me fitore aventurën e re si trajner i Kosovës.

Pas 4 ditësh, Kosova përballet në Budapest me Hungarinë në ndeshjen e dytë miqësore për këtë muaj.