Policia Financiare hapi lëndë për zbukurimin e Shkupit për fundvit pa tender

Policia Financiare ka hapur lëndë për dekorimin e vitit të kaluar në Shkup, për të cilin nuk ka pasur tender. Sipas Policisë Financiare, aktualisht po kryhen kontrolle, transmeton Portalb.mk. “Po vijojnë kontrollet për konstatimin e gjendjes faktike, si dhe për grumbullimin e materialit të nevojshëm dëshmues, por për shkak të fshehtësisë së procedurës para hetimore […]

tetor 2, 2024 - 16:00
 0  5
Policia Financiare hapi lëndë për zbukurimin e Shkupit për fundvit pa tender
Objekti i Qytetit të Shkupit. Foto nga Portalb.mk

Policia Financiare ka hapur lëndë për dekorimin e vitit të kaluar në Shkup, për të cilin nuk ka pasur tender. Sipas Policisë Financiare, aktualisht po kryhen kontrolle, transmeton Portalb.mk.

“Po vijojnë kontrollet për konstatimin e gjendjes faktike, si dhe për grumbullimin e materialit të nevojshëm dëshmues, por për shkak të fshehtësisë së procedurës para hetimore konform Ligjit për Policinë Financiare dhe Ligjit për Procedurën Penale nuk jemi në gjendje t’ju informojë më në detaje për to”, thanë nga Policia Financiare për SDK.

Policia Financiare hyri në Qytetin e Shkupit vitin e kaluar në dhjetor për të kontrolluar se sa para janë shpenzuar nga buxheti i qytetit për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri.

Kryetarja Danela Arsovska tha se për dekorimin janë shpenzuar 30.000 euro, ndërsa në faqen e Byrosë për Prokurim Publik nuk është shpallur tender dhe as thirrje publike nga qyteti i Shkupit. Arsovska nuk tha se cila kompani e ka dekoruar qytetin.

Pas hyrjes së Policisë Financiare në Qytetin e Shkupit për të kryer kontrolle vitin e kaluar, Arsovska në profilin e saj zyrtar në Facebook postoi një fotografi të saj duke luajtur shah me Babadimrin.