Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet, ja çfarë komenti ka kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama

Fredi Beleri është zyrtarisht eurodeputet dhe pritet të përfaqësojë shtetin grek në Parlamentin Europian. Beleri ishte kandidat i Partisë Demokracia e Re e kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis. Kanë qenë të shumta reagimet për këtë fitore të Belerit, por sot ka ardhur edhe një koment nga kryeministri I Shqipërisë Edi Rama. Rama ndodhet në Kosovë me […]

qershor 10, 2024 - 15:30
 0  9
Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet, ja çfarë komenti ka kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama

Fredi Beleri është zyrtarisht eurodeputet dhe pritet të përfaqësojë shtetin grek në Parlamentin Europian. Beleri ishte kandidat i Partisë Demokracia e Re e kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis.

Kanë qenë të shumta reagimet për këtë fitore të Belerit, por sot ka ardhur edhe një koment nga kryeministri I Shqipërisë Edi Rama.

Rama ndodhet në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të saj.

Nga Prishtina, ku ai mbajti një konferencë me kryetarin e Komunës së kryeqytetit kosovar, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj pyetjes se si e komentonte zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet.

Pyetje: Si e komenti zgjedhjet e Fredi Belerit eurodeptuet?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.

Kujtojmë se Fredi Belelri  është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek në Parlamentin Europian. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.