Përfundon mbledhja me strukturat partiake, Basha: Nuk kemi përfunduar…

Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e organizuar nga Lulzim Basha me strukurat partiake, pas vendimit të Apelit I cili ia dha vulën e PD-së Berishës. Pas përfundimit të takimit, Basha ka dhënë një pronocim të shkurtër për gazetarët. Ai nuk bëri asgjë të ditur në lidhje me ndonjë vendimmarrje, por tha se do të […]

qershor 11, 2024 - 23:01
 0  11
Përfundon mbledhja me strukturat partiake, Basha: Nuk  kemi përfunduar…

Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e organizuar nga Lulzim Basha me strukurat partiake, pas vendimit të Apelit I cili ia dha vulën e PD-së Berishës.

Pas përfundimit të takimit, Basha ka dhënë një pronocim të shkurtër për gazetarët.

Ai nuk bëri asgjë të ditur në lidhje me ndonjë vendimmarrje, por tha se do të zhvillohet edhe mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve.

“Kemi ecur me mbledhjen e kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Do ti bashkohemi Kolegjit të Kryetarëve. Gjithçka që ju thashë kur hyra vazhdon të qëndrojë. Do vazhdojmë takimet me Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë”, tha Basha.