Fronti voton ndryshimet në strukturën e qeverisë në RMV, shqiptarët do të marrin 5 poste ministrore

Me 88 vota pro, Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut miratoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ndryshimet në Ligjin për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, të cilat parashikojnë rritjen me 25% të numrit të portofoleve ministrore në qeverinë re. Kështu, nga 16 ministri që ka qeveria […] The post Fronti voton ndryshimet në strukturën e qeverisë në RMV, shqiptarët do të marrin 5 poste ministrore appeared first on InfoShqip.com.

qershor 8, 2024 - 21:00
 0  10
Fronti voton ndryshimet në strukturën e qeverisë në RMV, shqiptarët do të marrin 5 poste ministrore

Me 88 vota pro, Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut miratoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ndryshimet në Ligjin për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, të cilat parashikojnë rritjen me 25% të numrit të portofoleve ministrore në qeverinë re.

Kështu, nga 16 ministri që ka qeveria aktuale, në kabinetin e ri që do të drejtohet nga Hristjan Mickoski do të ketë 20 poste ministrore. Krahas votave të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM, ndryshimet u votuan edhe nga një pjesë e Frontit Europian që drejtohet nga BDI e Ali Ahmetit.

Mbështetje që erdhi pas një takimi që patën në Kuvend përfaqësues të VMRO-DPMNE-së me ata të koalicionit Fronti Europian. Gjithsesi nga Fronti sqaruan se kjo mbështetje nuk ndryshon pozicionin e këtij koalicioni në opozitë, por vjen në kuadër të bashkëpunimit mes shumicës dhe pakicës parlamentare.

Ndërkohë që paralelisht me votimin në Kuvend, forcat që përbëjnë mazhorancën e re parlamentare kanë vijuar diskutimet për formimin e qeverisë së re. Diskutimet këto që kanë përcaktuar se shqiptarët do të marrin 1 të 4 e posteve ministrore në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Burime nga partitë e Koalicionit VLEN bëjnë të ditur se gjatë negociatave me VMRO-DPMNE-në është rënë dakord që faktori shqiptar të marrë drejtimin e 5 ministrive nga 20 që do të ketë qeveria e re që do të drejtohet nga Hristjan Mickoski, por pa specifikuar ende se cilat do të jenë poste ministrore.

The post Fronti voton ndryshimet në strukturën e qeverisë në RMV, shqiptarët do të marrin 5 poste ministrore appeared first on InfoShqip.com.