Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë në Boston

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij Nënkolonel Veton Elshani, Kapiten Bajram Shabani si dhe eprorë të tjerë nga Policia e Kosovës nga data 18 deri më 23 tetor morën pjesë në Konferencën vjetore Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP) në Boston, Massachusetts. Në njoftim  thuhet se Policia

tetor 26, 2024 - 02:00
 0  5
Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë mori pjesë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë në Boston
gazmend-hoxha-me-bashkepunetore-mori-pjese-ne-konferencen-e-shoqates-nderkombetare-te-shefave-te-policise-ne-boston

gazmend-hoxha-me-bashkepunetore-mori-pjese-ne-konferencen-e-shoqates-nderkombetare-te-shefave-te-policise-ne-boston

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij Nënkolonel Veton Elshani, Kapiten Bajram Shabani si dhe eprorë të tjerë nga Policia e Kosovës nga data 18 deri më 23 tetor morën pjesë në Konferencën vjetore Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP) në Boston, Massachusetts.

Në njoftim  thuhet se Policia e Kosovës mori pjesë në mbi 30 seminare dhe seanca plenare të kombinuara që përfshinin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, besimin e komunitetit, ndërtimin e besimit përmes marrëdhënieve me mediat, reduktimin e aksidenteve në trafik si dhe seminarin ukrainas mbi policimin gjatë luftës.

“Kjo ngjarje e rrjetëzimit  dhe bashkëpunimit strategjik ka përfshirë shkëmbim përvojash me delegatë nga mbi 100 vende duke përfshirë ata nga Ballkani; Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si dhe me zyrtar te Shteteve te Bashkuara te Amerikës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, “nga Drejtori i Përgjithshëm Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut Alexander Janev, në një sallë  të mbushur plot me delegatë nga e gjithë bota, u bë prezantimi me temën Bashkëpunimi Ndërkombëtar Kufitar ‘Krimi i organizuar dhe terrorizmi në tranzicion’ që përfshinte raste që nxirrnin në pah bashkëpunimin e vendeve si rasti i monedhave të falsifikuara të Maqedonisë së Veriut si dhe kur vendet nuk e bëjnë këtë bashkëpunim rasti i sulmit në Banjskë, me 24 shtator 2023. Prezantimi i rastit të Banjskës u vlerësua shumë lart, si njëri nder rastet më të  suksesshme të menaxhuara nga Policia e Kosovës”.

“Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP), është  shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim për udhëheqësit dhe liderët e policisë në mbarë botën”, thuhet në njoftim.