Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin. “LVV dhe PDK janë një brum, janë një brum edhe sa i përket këtyre bisedave me Radoojçiqin ose me pjesën veriore ose edhe me LPK-në sepse e kanë si brum LPK-në,” tha Geci. Duke shtuar se Kusari është konvertuar nga të […]
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.
“LVV dhe PDK janë një brum, janë një brum edhe sa i përket këtyre bisedave me Radoojçiqin ose me pjesën veriore ose edhe me LPK-në sepse e kanë si brum LPK-në,” tha Geci.
Duke shtuar se Kusari është konvertuar nga të gjitha partitë.
“Mimoza Kusari është e konvertuar nga të gjitha partitë rend deri te LVV-ja dhe në vitin 2013 unë kam pasur një konfrontim me Mimozën për përmendoren e Fadil Hoxhes, që në vitin 2013 Mimoza Kusari e ka marrë një vendim që të ngritet përmendorja e Fadil Hoxhes, komunistit Jugosllav,” shtoi Geci në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.
“A martohen mas zgjedhjeve, a s’martohen, unë s’muj me ditë se plot po fejohen e tani po dahen”.