Gjatë shuarjes së zjarrit në Galiçicë, shpëtohet një turiste e lënduar nga Çekia

Në një aksion të kombinuar dramatik nga ajri dhe toka, sot është shpëtuar një turiste 68-të vjeçare nga Çekia, me një frakturë të rëndë në këmbë në Galiçicë, rreth 2000 The post Gjatë shuarjes së zjarrit në Galiçicë, shpëtohet një turiste e lënduar nga Çekia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 8, 2024 - 22:00
 0  5
Gjatë shuarjes së zjarrit në Galiçicë, shpëtohet një turiste e lënduar nga Çekia

Në një aksion të kombinuar dramatik nga ajri dhe toka, sot është shpëtuar një turiste 68-të vjeçare nga Çekia, me një frakturë të rëndë në këmbë në Galiçicë, rreth 2000 metra lartësi mbidetare.

Siç kumtoi QMK, në aksionin për shpëtim janë përfshirë shpëtuesit e Shërbimit malor pranë Kryqit të kuq Ohër dhe transporti intervenues me helikopter të MPB-së.

“Aksioni i shpëtimit është zhvilluar ndërmjet hapësirës kohore të transportit të vullnetarëve dhe ujit për shuarje të zjarrit në malin Galiçicë, pas së cilës vullnetarët e guximshëm për shpëtim nga Ohri dhe pilotët e MPB-së u kthyen në shuarjen e zjarrit të madh në mal”, citojnë nga QMK.

Thirrja për ndihmë është pranuar në numrin 112 në QMK, rreth orës 13:50, ndërsa pastaj menjëherë nga Sektori për Operacione dhe Koordinim të QMK-së është kontaktuar me shpëtuesit vullnetarë nga Ohri, të cilët praktikisht një javë vazhdimisht janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Parkun Nacional “Galiçicë” dhe direkt me anëtarët e saj , ndërsa edhe në mënyrë logjistike për të mbështetur forcat tjera të zjarrfikësve. Ata këto ditë në terrenin  vështirë të arritshëm janë transferuar me helikopter të MPB-së, vetëm me pajisje për shuarje dhe kryesisht veprojnë në terren si zjarrfikës në vendet malore vështirë të arritshme. Nuk kishin me vete pajisje mjekësore adekuate, por për shkak të shpejtësisë së veprimit me helikopter të MPB-së, menjëherë një pjesë e shpëtuesve vullnetarë kanë shkuar në vendin e fatkeqësisë dhe me mjete të improvizuara kanë kryer mobilizimin e turistes së lënduar nga Çekia, ndërsa pastaj edhe dërgimi i saj deri në vendin ku mund ta transferojnë në helikopterin e MPB-së.

“Praktikisht, në orën 15:30 e lënduara është dërguar në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji, ndërsa ekipi i vullnetarëve – shpëtues nga Shërbimi Malor i Shpëtimit pranë Kryqit të Kuq në Ohër u kthye për t’u ndihmuar anëtarëve të tij të mbetur dhe zjarrfikësve nga PK “Galiçica” në luftën me stuhinë e zjarrit. Mirënjohje për shpëtimtarët dhe pilotët e MPB-së, të cilët tregojnë në veprim sesi të gjithë vullnetarët dhe anëtarët e institucioneve dhe shërbimeve veprojnë të bashkuar dhe të koordinuar gjatë shpëtimit në situata kërcënuese për jetën në vendin tonë, diçka që jep një nxitje për ndërtimin e një bashkëpunimi të tillë”, theksojnë nga QMK në kumtesë. 

The post Gjatë shuarjes së zjarrit në Galiçicë, shpëtohet një turiste e lënduar nga Çekia appeared first on Flaka, në çdo lajm... .