Gjekmarkaj takim me banorët e Rrëshenit: Bashkia Mirditë, e tradhëtuar dhe e prerë në besë nga pushteti në ikje!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkut e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka vijuar edhe ditën e sotme me takimet me demokratët, ku është ndalur në Rrëshen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj ka zbuluar temat që u diskutuan gjatë këtij takimi. Sipas nënkryetarit demokrat, realitetit dëshpërues nuk i ka shpëtuar as Mirdita. Postimi i […]

dhjetor 6, 2024 - 20:00
 0  7
Gjekmarkaj takim me banorët e Rrëshenit: Bashkia Mirditë, e tradhëtuar dhe e prerë në besë nga pushteti në ikje!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkut e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka vijuar edhe ditën e sotme me takimet me demokratët, ku është ndalur në Rrëshen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj ka zbuluar temat që u diskutuan gjatë këtij takimi.

Sipas nënkryetarit demokrat, realitetit dëshpërues nuk i ka shpëtuar as Mirdita.

Postimi i plotë:

Këtë mbrëmjë me demokratë e qytetar të Rreshenit!

Qeveria bashkë me mëkëmbësit e tij, ka braktisur veriun dhe këtë e dëshmoi edhe me buxhetin e miratuar së fundmi që nuk parshikon asnjë investim serioz. Këtij realiteti dëshpërues nuk i ka shpëtuar as Mirdita.

Gjatë takimit me demokratë dhe qytetarë të kësaj treve të mbushur me histori, qëndresë, kulturë e mikpritje, ankesat dhe shqetësimet janë të pafundme, çka dëshmon inekzistencën e dorës së qeverisë në ikje.
100 familje janë ende pa strehë pasi nuk është parashikuar buxhet nga qeveria. Që nga Marsi i viti 2023 është bllokuar po nga qeveria edhe bonusi i të pastrehëve pasi nuk ka asnjë rimbursim.

Shkollat në Mirditë kanë shumë pak nxënës, mësimi në klasa kolektive e ka dëmtuar proçesin të nxënit, vendet e reja të punës një ëndërr në sirtar, mungesa e energjisë elektrike realitet i përditshëm dhe presioni me ndihmën sociale për të pamundurit, një kërcënim i vazhdueshëm. Bashkia Mirditë, mbetet e tradhëtuar dhe e prerë në besë nga pushteti në ikje!