Zgjedhjet 2025/ Berisha nuk do ta përfshijë në listën e PD-së, reagon Lulzim Basha

Lulzim Basha ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Berisha, në konferencën për shtyp, hodhi poshtë çdo mundësi që deputeti Luzim Basha të jetë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare, që do të zhillohen më 11 Maj 2025. Nga ana tjetër, Basha, përmes një […]

dhjetor 6, 2024 - 20:00
 0  7
Zgjedhjet 2025/ Berisha nuk do ta përfshijë në listën e PD-së, reagon Lulzim Basha

Lulzim Basha ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha, në konferencën për shtyp, hodhi poshtë çdo mundësi që deputeti Luzim Basha të jetë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare, që do të zhillohen më 11 Maj 2025.

Nga ana tjetër, Basha, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se ish-kryeministri është shndërruar në një aset të Edi Ramës, duke e ndihmuar në zhvendosjen e debatit publik nga aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Fatkeqësisht, dosjet e Sali Berishës e kanë kthyer atë në asetin e Edi Ramës, të cilin e përdor për të mbajtur debatin publik larg aferave të panumërta korruptive të qeverisë dhe lidhjeve të saj të tmerrshme me krimin. Është e turpshme, që Berisha pranon të jetë nën patronazhimin e Edi Ramës, të cilit i dha votat për të amnistuar të korruptuarit e tij, për mbylljen e listave, për pazarin e radhës me Gjykatën Kushtetuese, dhe në këmbim, mori vulën përmes një vendimi skandaloz, që Berisha e përdor jo për t’i shërbyer opozitës, por problemeve të tij me drejtësinë.

Është e kuptueshme, që politikisht Berisha nuk mund të ekzistojë pa një armik, kështu që, përsa kohë Trekëndëshi i Bermudës po shtrëngon radhët në përballjen me SPAK-un, i ngelem vetëm unë me të cilin mund të merret për të hedhur në publik shashka qesharake.Ndaj jemi më të vendosur se kurrë për të mos i lënë demokratët pa alternativën e duhur dhe të besueshme, me të cilën të ndihen të përfaqësuar, të nderuar dhe jo të tradhëtuar.