Gjesti dhe Loredana njihen nga jashtë? Ja çfarë tha Gjesti: Ka qenë me dy shoqe
Gjesti ka ironizuar mbrëmë lojën e Loredanës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. Teksa ndodhej jashtë së bashku me Tirin, Vserlon dhe Loredanën, ai tha se e njihte këtë të fundit që nga jashtë. Këngëtari iu referua deklaratës së papritur të Loredanës pak ditë më parë, ku tha se Tiri ka flirtuar me të […] The post Gjesti dhe Loredana njihen nga jashtë? Ja çfarë tha Gjesti: Ka qenë me dy shoqe appeared first on InfoShqip.com.

Gjesti ka ironizuar mbrëmë lojën e Loredanës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. Teksa ndodhej jashtë së bashku me Tirin, Vserlon dhe Loredanën, ai tha se e njihte këtë të fundit që nga jashtë.
Këngëtari iu referua deklaratës së papritur të Loredanës pak ditë më parë, ku tha se Tiri ka flirtuar me të jashtë BBV. Sipas saj, ajo ka qenë në një klub ku ai kishte performuar dhe aty ndodhi e gjithë gjëja.
E pikërisht këtë deklaratë Gjesti e ironizoi mbrëmë. Ai u shpreh se Loredana ka qenë me dy shoqe dhe pasi i kanë kërkuar foto, ajo i ka thënë ‘se ça do bësh më vonë?’.
Më pas banori iu drejtua Loredanës se ‘është e dobët’ dhe se nuk ‘ka kapacitet për të qëndruar në shtëpi’.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Një informacion nga jashtë t’a tregoj unë. Loredanën e kam takuar një herë jashtë. Kemi qenë në një klub në Tiranë
Tiri: Jo
Gjesti: Ka qenë me dy shoqe
Loredana: Si e kanë emrin?
Gjesti: Më thirri e më tha a të bëjmë një foto, thashë ok
Loredana: Unë nuk e dija kush ishe në fakt
Gjesti: Ku je më vonë më tha dhe unë i thashë se nuk kam kohë për ty, kështu që prej atëherë nuk e kam parë më
Tiri: Edhe vjen tani e të bën si njësh
Gjesti: Po, vjen e bën si njësh këtu
Gjesti: Zemër me nga informacion nga jashtë, sa e dobët je, s’ke kapacitet me qëndruar këtu.
The post Gjesti dhe Loredana njihen nga jashtë? Ja çfarë tha Gjesti: Ka qenë me dy shoqe appeared first on InfoShqip.com.