Rritje e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë vetëm në dy produkte ka pasur ulje
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te produktet bujqësore në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkundër asaj se shpenzimet në përgjithësi janë ulur, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit tetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar […]
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te produktet bujqësore në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkundër asaj se shpenzimet në përgjithësi janë ulur, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit tetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 1.1 %, ndërsa tek autputi është rritur për 14.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe e çmimeve është te prodhimet bimore (14.7 %), ndërsa te ato shtazore kemi rritje për 11.6 %. Te prodhimet bimore kemi ulje te drithërat (11 %) dhe patatet (3.9 %), ndërkohë te rritje më e madhe është te perimet (47.7 %).
Në këtë periudhë, te mjetet e shpenzuara në bujqësi kemi ulje për 1.5 përqind, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi ka rritje për 4.8 përqind.