Gjuha Shqipe “halë në sy” për partinë “E Majta”, kërkojnë shfuqizimin e deklaratave në dy gjuhë
Partia “E Majta” i ka bërë thirrje shumicës qeverisëse që në seancën e së hënës të mbështesë propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Konsumatorët i cili heq detyrimin për deklarimin dygjuhësh të produkteve, transmeton Portalb.mk. “Ky ligj korrigjon padrejtësinë ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve maqedonas, të cilët me vite janë përballur me barrë administrative dhe financiare […]


Partia “E Majta” i ka bërë thirrje shumicës qeverisëse që në seancën e së hënës të mbështesë propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Konsumatorët i cili heq detyrimin për deklarimin dygjuhësh të produkteve, transmeton Portalb.mk.
“Ky ligj korrigjon padrejtësinë ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve maqedonas, të cilët me vite janë përballur me barrë administrative dhe financiare të imponuara nga politikat klienteliste të partive të regjimit. I bëjmë thirrje DPMNE-së, e cila në të kaluarën pretendonte se ligji për dygjuhësinë është antikushtetues, që tani të qëndrojë në pozicionin e saj dhe të votojë për heqjen e këtij detyrimi, i cili jo vetëm është i kontestueshëm ligjërisht, por edhe dëmton drejtpërdrejt prodhuesit dhe tregtarët maqedonas, veçanërisht në kohë krize ekonomike”, thanë nga “E Majta”.
Kujtojmë se më 20 mars do të mbahet seancë përgatitore për Ligjin e Gjuhëve, pasi Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Në seancë u soll vendim për një seancë të radhës, e ashtuquajtur përgatitore ku do të dëgjohen edhe ekspertë të tjerë juridik, e gjithë kjo për faktin e ndjeshmërisë së kësaj lënde. Politika ishte e zëshme si para ashtu edhe pas seancës së fundit të Kushtetueses.