Gjuriq me akuza të rënda, thotë se dy ambasada po kërcënohen nga “sulmet e diasporës kosovare”

Ambasadat e Serbisë, në kryeqytetet e dy vendeve të mëdha të Evropës, të cilave nuk iu përmend emri, kanë marrë kërcënime se do të jenë cak i siç thuhet “sulmeve terroriste”, andaj edhe siguria e tyre sipas njoftimimit nga Beogradi, është rritur. Këto pretendime i dha të martën në mëngjes, ministri serb i punëve të […]

gusht 20, 2024 - 14:00
 0  6
Gjuriq me akuza të rënda, thotë se dy ambasada po kërcënohen nga “sulmet e diasporës kosovare”
gjuriq-me-akuza-te-renda,-thote-se-dy-ambasada-po-kercenohen-nga-“sulmet-e-diaspores-kosovare”

gjuriq-me-akuza-te-renda,-thote-se-dy-ambasada-po-kercenohen-nga-“sulmet-e-diaspores-kosovare”

Ambasadat e Serbisë, në kryeqytetet e dy vendeve të mëdha të Evropës, të cilave nuk iu përmend emri, kanë marrë kërcënime se do të jenë cak i siç thuhet “sulmeve terroriste”, andaj edhe siguria e tyre sipas njoftimimit nga Beogradi, është rritur.

Këto pretendime i dha të martën në mëngjes, ministri serb i punëve të jashtme, Marko Gjuriq, i cili thelloi pretendimet e tij se sipas informacioneve siç i quan fillestare kërcënimet vijnë nga rrethe ekstermiste që janë pjesë e diasporës së Kosovës, më saktë sipas Gjuriqit, bëhet fjalë për persona të nacionalitetit shqiptar, njofton Klankosova.

Ai tha se në bashkëpunim me organet e sigurisë evropiane po punohet që këto kërcënime të paralajmërohen dhe të eliminohen.

Zyrtari serb gjithashtu tha për Tv Pink se këto fjalë për Kosovën i tha për shkak se sipas tij “Dikush në Prishtinë, tash e sa vjet sistematikisht po punon në krijimin e klimës se është i pranueshëm sulmi në krejt çka është serbe”.