Zyrtare: Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit, është formuar komisioni për autopsinë

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij. “Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht […]

gusht 9, 2024 - 14:00
 0  5
Zyrtare: Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit, është formuar komisioni për autopsinë
zyrtare:-trupi-i-pajete-ne-iml-eshte-i-faton-hajrizit,-eshte-formuar-komisioni-per-autopsine

zyrtare:-trupi-i-pajete-ne-iml-eshte-i-faton-hajrizit,-eshte-formuar-komisioni-per-autopsine

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi.

Thaqi ka thënë se sipas konsultimeve në Institut është formuar edhe një komision tre anëtaresh për kryerjen e autopsisë, i përbërë nga ekspertët mjekoligjor.

Ai ka thënë se pas autopsisë trupi do t’ju dorëzohet familjarëve.

“Realisht për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre antarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryejnë autopsinë që do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të Prokurorit dhe familjarëve. Raporti i autopsisë varet, trupi i pajetë pas autopsisë do t’ju dorëzohet familjarëve”, ka thënë ai/EO.