Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë nis procedurë për dispozitat ligjore, rregulloren dhe balancuesin
Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedurë dhe të hapë lëndë për nismën që konteston dispozitat që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë etnik në institucione. Procedura do të përfshijë shqyrtimin e kushtetutshmërisë për Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për nëpunës administrative, Rregulloren për elemente të detyrueshme në konkurset publike dhe Metodologjinë […]
Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedurë dhe të hapë lëndë për nismën që konteston dispozitat që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë etnik në institucione.
Procedura do të përfshijë shqyrtimin e kushtetutshmërisë për Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për nëpunës administrative, Rregulloren për elemente të detyrueshme në konkurset publike dhe Metodologjinë e planifikimit të punësimit në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë.
Vendimi erdhi pas një debati të gjatë mes gjykatësve të kushtetueses, të cilët kishin qëndrime të ndara.
Në diskutime, kundër u deklaruan tre gjykatësit Osman Kadriu, Naser Ajdari dhe Fatmir Skender, kurse gjykatës të tjerë kontestonin pjesërisht nismën duke thënë se duhet t’i jepet hapësirë Kuvendit të gjejë mekanizëm tjetër për t’u respektuar norma kushtetuese për përfaqësim të drejtë etnik./Alsat/