Taravari: Për një muaj do të jetë gati stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë

Stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë do të jetë gati për katër muaj. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se procesi për zgjedhjen e kompanisë është bërë në procedurë të shpejtë ndërsa, thotë se nuk pret që dikush të ankohet. Nëse eventualisht ka ankesa, sipas Taravarit do të jenë me qëllim jo […]

shtator 18, 2024 - 17:00
 0  4
Taravari: Për një muaj do të jetë gati stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë

Stacioni i kompresorit të ri në klinikën e kirurgjisë do të jetë gati për katër muaj.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se procesi për zgjedhjen e kompanisë është bërë në procedurë të shpejtë ndërsa, thotë se nuk pret që dikush të ankohet.

Nëse eventualisht ka ankesa, sipas Taravarit do të jenë me qëllim jo të mirë.

Kompania “Vinora”, si kompani e vetme e regjistruar në thirrjen publike, është përzgjedhur si ofertuese më e favorshme në tenderin e dytë për prokurimin, instalimin dhe vënien në punë të sistemit të stacionit të kompresorit në klinikën e kirurgjisë.

“Kompania është serioze e cila është profesionale për këtë punë dhe shpresoj se për rreth katër muaj komplet procesi të mbarojë”, tha Arben Taravari./ Alsat.mk