RMV, rrjeti “Stella” filloi projektin për përmirësimin e situatës së grave në punësim

Rrjeti “Stella” po fillon projektin “Avokim për fuqizimin ekonomik të grave: Qasje e barabartë në mundësi për pavarësi financiare”, bëjnë të ditur nga atje. Kjo iniciativë është ngritur pasi në shoqërinë tonë ekziston një shkallë e lartë e papunësisë, pasivitet i lartë ekonomik dhe gratë në veçanti kanë shumë pak pjesëmarrje në tregun e punës, […]

gusht 19, 2024 - 21:00
 0  6
RMV, rrjeti “Stella” filloi projektin për përmirësimin e situatës së grave në punësim
Foto: Stella

Rrjeti “Stella” po fillon projektin “Avokim për fuqizimin ekonomik të grave: Qasje e barabartë në mundësi për pavarësi financiare”, bëjnë të ditur nga atje. Kjo iniciativë është ngritur pasi në shoqërinë tonë ekziston një shkallë e lartë e papunësisë, pasivitet i lartë ekonomik dhe gratë në veçanti kanë shumë pak pjesëmarrje në tregun e punës, transmeton Portalb.mk.

Arsyet për këtë situatë janë proporcionale me kushtet e paqëndrueshme ekonomike dhe sociale në vend, mosrespektimin e profileve në dispozicion dhe nevojat e tregut të punës dhe normave tradicionale ekzistuese. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, vetëm 42.8% e grave në vend kërkojnë punë dhe  37.9% janë të punësuara, megjithëse një numër i konsiderueshëm i grave kanë diploma universitare. Papunësia është veçanërisht e përhapur tek gratë e reja në zonat rurale të vendit.

Qëllimi i projektit është të krijohen strategji afatgjata për përmirësimin e gjendjes së grave dhe vajzave gjatë punësimit dhe lehtësimin e sfidave me të cilat përballen në vendet e punës, si dhe paraqitjen e mundësive dhe udhëzimeve të barabarta për shfrytëzimin e politikave ekzistuese dhe përmirësimin e atyre aktuale. Në kuadër të projektit, ne gjithashtu po përgatisim dokument për politika “Ngushtimi i hendekut në fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave në Maqedoninë e Veriut: mundësitë, masat, sfidat dhe rekomandimet e disponueshme” që do të përdoren për avokim para institucioneve me qëllim përmirësimin e mundësive dhe sfidave të hartëzuara në dispozicion me të cilat përballen gratë në procesin e pavarësisë financiare.

Si pjesë e fushatës në mediat sociale#ELiruarDheEPavarur rrisim ndërgjegjësimin se sa e rëndësishme është për ekonominë, për arsimin dhe për zhvillimin e shoqërive nëse përqendrohemi në fuqizimin e grave dhe sigurojmë mundësi që të gjitha gratë të jenë të pavarura dhe të përfshira në mënyrë të barabartë në tregun e punës. Në të njëjtën kohë, theksojmë përfshirjen dhe qasjen individuale ndaj historive të secilës grua, rëndësinë e përfaqësimit dhe krijimin e komuniteteve ku të gjithë mund të përparojë.

Duke mbështetur njëra-tjetrën dhe duke avokuar për mundësi të barabarta, ato ndërtojnë komunitete solidariteti që kremtojnë diversitetin dhe kultivojnë një kulturë të mbështetjes dhe respektit të ndërsjellë. Për gratë e racave, etnive, moshave, komuniteteve, aftësive, prejardhjeve dhe identiteteve të ndryshme – pavarësia ekonomike është një deklaratë e guximshme për vetëvendosje.

Projekti mbështetet nga Fondacioni Suedez Kvinna till Kvinna, zbatuar nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës mbi Gratë dhe Dhunën në Familje.