Gjykata Penale: Gjyqi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes do të fillojë më 4 shtator
Më 4 shtator fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, njofton Gjykata Themelore Penale Shkup, transmeton Portalb.mk. “Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, informojmë opinionin se shqyrtimi kryesor për rastin me K. nr. 1339/24 lidhur me vrasjen e […]
Më 4 shtator fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, njofton Gjykata Themelore Penale Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, informojmë opinionin se shqyrtimi kryesor për rastin me K. nr. 1339/24 lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V. Gj. dhe P.Zh nga Velesi, në marrëveshje me palët, është caktuar për datën 04.09.2024 në ora 10:00 në sallën e gjyqit 1”, thuhet në njoftimin që është publikuar sot në ueb-faqen e Gjykatës Penale.
Nga aty shtojnë se seanca që ishte dashur të mbahej sot është ndërprerë pas propozimit për shtyrje të Prokurorisë Themelore Publike për shkak të bashkimit të dy procedurave.
“Duke pasur parasysh se hetimi ndaj të dyshuarit L.P. ka përfunduar dhe pas skadimit të afateve ligjore pas njoftimit për procedurën e përfunduar hetimore, do të ngrihet dhe dorëzohet aktakuzë, e cila i referohet të njëjtës ngjarje penalo-juridike për të cilën rasti K. nr. Nr. 28 të Kodit të Procedurës Penale, do të bëhet propozim për bashkimin e dy procedurave”, njoftuan ditë më parë nga Prokuroria.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup në maj të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për kidnapimin dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.
Së fundmi ka përfunduar edhe hetimi i Lupço Palevskit, i dyshuari kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale, si dhe për një person tjetër të dyshuar për ndihmë në veprën penale, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.
E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.
I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.
Të akuzuar janë edhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishov.
Stefan Dimovski, nga ana tjetër, dyshohet për veprën e ndihmës së kryerësit pas kryerjes së veprës penale, sepse Palevskin e ka çuar nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi. Më 12 mars iu hoq masa e paraburgimit pasi siç sqaroi atëherë Prokuroria, për shkak të llojit të krimit dhe dënimit të paraparë, nuk ka mundësi ligjore që të vazhdojë ta durojë këtë masë për sigurimin e prezencës.
Mes të pandehurve është edhe babai i të vrarës Vanja, Aleksandar Gjorçevski, i cili pas disa muajsh qëndrimi në burgun e Shutkës tashmë ndodhet në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ankesën e tij.