Deri në muajin qershor do të dorëzohen të gjitha librat në shkollat fillore, premtoi MASH-i

Ministria për Arsim dhe Shkencë njoftoi që ka filluar shtypja e të gjitha teksteve shkollore deri në klasën e shtatë në arsimin fillor, ashtu që deri në muajin qershor do të kryhet shpërndarja e tyre në të gjitha shkollat, transmeton Portalb.mk. “Kah fundi i këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit të […]

maj 16, 2024 - 00:00
 0  9
Deri në muajin qershor do të dorëzohen të gjitha librat në shkollat fillore, premtoi MASH-i
Hapësirë shkollore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Foto nga Portalb.mk

Ministria për Arsim dhe Shkencë njoftoi që ka filluar shtypja e të gjitha teksteve shkollore deri në klasën e shtatë në arsimin fillor, ashtu që deri në muajin qershor do të kryhet shpërndarja e tyre në të gjitha shkollat, transmeton Portalb.mk.

“Kah fundi i këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit të realizohet  dorëzimi në të gjitha shkollat fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë”, raportoi Ministria.

Ata theksuan se ka filluar shtypja e të gjitha teksteve shkollore të miratuara nga Komisioni kombëtar për vitin shkollor 2024/25.

“Nxënësit vitin e ri shkollor do ta fillojnë me tekste shkollore  krejtësisht të reja të shtypura  që do t`i presin në bankat e tyre”, deklaruan nga Ministria.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut në çdo fillim të vitit shkollor shfaqen problemet, si mungesa e teksteve shkollore, ndërsa në disa tekste shkollore shfaqen edhe gabimet të natyrave të ndryshme.

Ministria për Arsim dhe Shkencë pas përpilimit të programeve të reja mësimore për klasën e shtatë, në nëntor të vitit të kaluar kishte vlerësuar që në shtator librat e reja me konceptin e ri do të jenë në duart e nxënësve.