Balla takim me Kryetarin e Bashkisë së New York-ut: Mik i veçantë dhe mbështetës i komunitetit shqiptar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare. Ditën e sotme, Balla ishte në zyrën e Kryetarin të Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e ka vlerësuar Adams si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar. […]

qershor 29, 2024 - 02:00
 0  13
Balla takim me Kryetarin e Bashkisë së New York-ut: Mik i veçantë dhe mbështetës i komunitetit shqiptar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare. Ditën e sotme, Balla ishte në zyrën e Kryetarin të Bashkisë së New York-ut, Eric Adams.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e ka vlerësuar Adams si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar.

Eksperienca e NYPD sa i përket luftës kundër krimit, policimi në komunitet dhe bashkëpunimi i Akademisë sonë të Sigurisë me Akademinë e Policisë së New York, ishin disa nga temat kryesore të diskutimit mes ministrit Balla dhe kreut të Bashkisë së New Yorkut.