Pacolli: AKR, Partia e Drejtësisë dhe disa deputetë do të garojnë bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se partia e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se . AKR, së bashku me partnerët e koalicionit, do të paraqesë një program ekonomik […]

tetor 2, 2024 - 21:00
 0  6
Pacolli: AKR, Partia e Drejtësisë dhe disa deputetë do të garojnë bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit
pacolli:-akr,-partia-e-drejtesise-dhe-disa-deputete-do-te-garojne-bashke-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit

pacolli:-akr,-partia-e-drejtesise-dhe-disa-deputete-do-te-garojne-bashke-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se partia e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se . AKR, së bashku me partnerët e koalicionit, do të paraqesë një program ekonomik të nevojshëm për Kosovën, një program krejtësisht liberal, ku shteti dhe operatorët ekonomikë kanë detyra të qarta dhe të përcaktuara mirë, që nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, duke mos lënë hapësirë për korrupsionin që ka kapluar sistemin tone”.

Njoftimi i plotë i Pacollit:

Te dashur miq!

AKR, një parti e dëshmuar për frymën liberale, e paster si loti, ka vendosur që në këto zgjedhje të hyjë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët që nga fillimi janë përballur dhe kanë ngritur zërin për mbrojtjen e vlerave të shenjta të familjes shqiptare.

Jemi dëshmitarë se në këtë periudhë, familja është duke u përballur me sfida të pazakonta, që kanë për qëllim tjetërësimin e kulturës dhe zakoneve tona tradicionale dhe patriotike. Familja shqiptare, si shtylla kryesore e ekzistencës së kombit tonë, ka qenë dhe duhet të mbetet në harmoni të plotë me zakonet fetare, qofshin ato islame, katolike apo të religjioneve të tjera. Mbi këto shtylla është ndërtuar edhe tradita dhe qenësia e kombit tonë.

Sfidat e pakuptimta dhe të çuditshme, tendenca për të minimizuar rolin e prindit, ndërhyrja në të drejtën legjitime të çdo individi për të shprehur mendimin e tij, mohimi i së drejtës për veshjen e lirë, dhe promovimi i një servilizmi, na shtyjnë që, si parti, së bashku me partnerët tanë, të ngremë zërin dhe të themi qartë: ne aspirojmë integrimin në Evropë, duke ruajtur tiparet dhe karakteristikat origjinale që na kanë identifikuar si komb për dekada të tëra.

Gjithashtu, duhet ta bëjmë të qartë se kjo krizë rrjedh nga gjendja ekonomike. Mossukseset në ekonomi po e kthejnë shoqërinë tonë në një shoqëri të varur dhe servile, çka është shkaktari kryesor i këtyre sfidave. AKR, së bashku me partnerët e koalicionit, do të paraqesë një program ekonomik të nevojshëm për Kosovën, një program krejtësisht liberal, ku shteti dhe operatorët ekonomikë kanë detyra të qarta dhe të përcaktuara mirë, që nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, duke mos lënë hapësirë për korrupsionin që ka kapluar sistemin tonë.

Me këtë, dua të theksoj se përveç ruajtjes së vlerave,  ky koalicion bazohet në mbrojtjen e vlerave patriotike, të familjes dhe të drejtave themelore të çdo njeriu, i mbështetur nga një program ekonomik tërësisht i përcaktuar, që i nevojitet Kosovës dhe që do të prezantohet shumë shpejt.

Faleminderit!